Ministria e Drejtësisë i ka propozuar Ministrisë së Shëndetësisë të ndryshojë aktin normativ për pandeminë, në mënyrë që të hapen gjykatat.

Në një draft dorëzuar dikasterit që po menaxhon situatën gjatë kohës së masave shtrënguese, Ministria e Drejtësisë nënvizon nevojën e nisjes së proceseve gjyqësore dhe detajon masat që duhen marrë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi t?i mbyllë gjykatat duke mos u dhënë mundësinë dhjetëra qytetarëve e bizneseve që të marrin drejtësi për çështje nga më të ndryshmet, penale e civile.

Por si Ministria e Drejtësisë, hapjen e gjykatave e kërkojnë edhe avokatët, të cilët thonë se mbyllja e tyre është në dëm të publikut.

?Numri i çështjeve vetëm në Gjykatën Civile ka shkuar në 9 mijë. Kjo nuk është në interes të publikut. Nëse flasim në gjuhën e juristëve një drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar. Duhet që qeveria të marrë masa për të ndryshuar aktin normativ dhe të rifillojë aktiviteti normal në gjykata?.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në një përgjigje për Tv Klan, thotë se nuk është njohur ende me draftin e propozuar nga Ministria dhe se do të mbajë në fuqi vendimin për të mos i zhvilluar proceset gjyqësore.

Referuar aktit normativ, kjo situatë do të vazhdojë të paktën deri në datën 23 Qershor kur mbaron afati i gjendjes se emergjencës.

Për avokatët, moszhvillimi i proceseve gjyqësore është absurd, në një kohë kur qeveria ka hapur bare e restorante dhe ka mbajtur hapur fasoneri e call-center gjatë gjithë kohës së pandemisë.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/